Tërmeti në Turqi, Basha: Lajme tronditëse, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter për tërmetin e fortë që goditi Turqinë.

Basha shkruan se, po ndjek me shqetësim lajmet, ndërsa ngushëllon familjet e viktimave.

‘Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia.

Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit.

Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë’, shkruan kreu i PD, Basha në Twitter.

Kryetari Basha reagoi edhe me një twitter të dytë në anglisht ku shpreh shqetësimin e tij për tërmetin e rëndë në Turqi dhe Greqi. Basha u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve.

123193056 834

Artikulli paraprakRifillon dialogu Kosovë-Serbi me një tjetër këndvështrim
Artikulli tjetërKush paguan kostot e studentëve?! Zhupa: Mësimi online në Universitete, prova e dështimit me menaxhimin e pandemisë