Tensionohet situata tek Drejtoria e Policisë së Tiranës: “Lironi vëllezërit tanë”!

Është acaruar situata tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit duket se po e nxjerrin inatin tek policia, për shkak të arrestimeve të shumta.

Disa protestues kanë qëlluar me gurë, duke thyer xhamat e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Mijëra shqiptarë i janë bashkuar marshimit të opozitës, pavarësisht shiut të madh dhe motit aspak të qëndrueshëm.

Protestuesit kanë bërë thirrje për të liruar qytetarët e arrestuar nga policia gjatë protestave të mëparshme.

6 6

5 7

Artikulli paraprakNuk doni të shihni! Nuk doni të kuptoni, më keq për ju…!!! 
Artikulli tjetërPërfundon marshimi tre orësh në shi, Basha: Asnjë pazar, çdo sakrificë për demokracinë