Tenderi i aparateve të frymëmarrjes, Basha: Nuk e sulmoj këtë vendim të vonuar, më mirë vonë se kurrë!

Opozita është në lartësinë e rolit të saj dhe të përgjegjësive që ka. Detyra e opozitës është të kërkojë transparencë. Pa transparencë nuk mund të kemi një përballje të suksesshme as me pandeminë, as me krizën e gjithëanshme që kjo provokon.

Transparenca është miku ynë më i mirë kundër panikut. Sa më shumë të dinë qytetarët, sa më të informuar të jenë, aq më pak pasiguri ka, aq më pak mundësi ka për abuzim dhe për lajme të rreme.

Së dyti llogaridhënia dhe presioni publik do të bëjë të mundur që qeveria të kryejë detyrat e veta sa më shpejt dhe sa më mirë.

Së treti, propozime. Mendoj se kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në raport me këto tre përgjegjësitë që opozita ka. Secili ka detyrat e veta, secili duhet të bëjë detyrat e veta. Dhe këtu, thirrja ime për qevrinë është të mos vonojë asnjë çast paketën elementare të shëndetësisë.

Sot, psh u hap tenderi?! E përshëndes. E kanë sulmuar mediat që është hapur një javë e gjysëm pas nisjes së masave kufizuese. Nuk dua të bëj komente për këtë, është një shqetësim i drejtë, por nuk dua ta sulmoj vendimin. Më mirë vonë sesa kurrë. Sigurisht, tani ka vështirësi, sespe e gjithë bota i kërkon këto pajisje.

Uroj dhe shpresoj që këto pajijsje të mos vonojnë. Infektivi dhe qendrat e tjera ku do të trajtohen të sëmurët t’i kenë këto pajisje shtesë, sepse kjo është diçka e domosdoshme për shëndetin e qytetarëve.

Artikulli paraprakAksident tragjik në Fushë-Krujë, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur
Artikulli tjetërBasha tregon faturën e paketës social-ekonomike: Paketë realiste dhe e përballueshme nga buxheti