“Temperatura deri -5 gradë C”, e diela do të jetë tipike dimri, sinoptikania: Një masë siberiane vjen natën sot në vendin tonë

Dita e shtunë ka nisur me reshje shiu në të gjithë territorin, ndërsa qarku i Kukësit është mbuluar nga dëbora.

Sipas sinoptikanes, Lajda Porja të njëjtat kushte atmosferike do të vazhdojnë edhe ditën e diel, ku reshjet e dëborës do të shtrihen në qarkun e Korçës, ku temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë Celcius

“Do të ketë reshje dëborë. Këtë mbrëmje do të ketë reshje dëbore të shtuara në qarkun e Korçës. Parashikohet që deri në mesnatë dëbora të jetë e konsiderueshme. Nesër pritet që të ketë temperatura të ulëta, deri në -5 në zonat malore. E diela do të jetë ditë tipike dimri. Do të ketë reshje të izoluara në jug, më pak në juglindje. Problematike mbetet situata e ngricave në zonat malore. Një masë siberiane vjen natën sot në vendin tonë”, tha ajo.

Artikulli paraprakPo heton Ilir Metën/ Kush dhe pse po gërmon duke mbledhur informacion, për prokurorin e SPAK Sotir Kllapi?!
Artikulli tjetër11 ministra dhe ish-ministra përballë SPAK, në sitë ish-zëvendëskryeministri dhe ish-Presidenti