Tejkalohet plani, Rama fiton votimet me 150%, e papreçedentë, OSBE/ODIHR anullojnë konferencën e shtypit

Deri tani rezuulton se në të gjitha bashkitë e vendit dalin më shumë vota se votues. Kemi të bëjmë me realizmin e planit të votimeve dhe kreu i çmeëndinës i ka fituar votimet me 150%, pra 50% më shumë nga sa ka zgjedhës. Kjo del nga rezultatet e deritanishme sepse ka edhe surpriza që pritet të dalin në orët në vijim.

Kishin parashikuar që të dilnin në orën 15:00 në një konferencë për shqyp në lidhje me vëzhgimet për zgjedhjet, por OSBE-OHDIR do të dalë në një komunikim më vonë. Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se OSBE ka anuluar konferencën në mesditë dhe komunikimin me qytetarët do ta kenë në një kohë tjetër, e cila ende nuk është përcaktuar.

Shkak për këtë shtyrje sipas të njëjtave burime mësohet se janë incidentet e ndodhura së fundit, me rezultatet e votimit. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë pritet të mbajnë konferencë për shtyp ku do të shprehen nëse i njohin apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Pritet që Glover të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar. Theksojmë se si vëzhgues të huaj dje kanë qenë 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Artikulli paraprakMziu falenderon qytetarët për bojkotin që i bënë Ramës: Respekt dhe mirënjohje për qëndresën e gjithësecilit
Artikulli tjetërEdita Tahiri: Bojkoti ndaj Ramës, ndëshkim edhe për kufijtë e Kosovës…