Teatri Kombëtar është testi përfundimtar i demokracisë në vend!

Nga Elona CASLLI

Teatri Kombëtar dhe historiku i tij mbetet tanimë testi përfundimtar i demokracisë në vend.

Është test për çdo qytetar, është test për çdo shqiptar, është marrëdhënia jonë me lirinë dhe të drejtën.

Ndonëse Kryebashkiaku, orvatet ta paraqesë veçse si një kuti shkrepseje që nuk ka vlerë, duhet nënvizuar fakti se nuk shembet veçse Teatri Kombëtar, por shembet demokracia në vend.

Merr jetë dhe zbatohet neodiktatura që sot shembin Teatrin dhe nesër dënon me vdekje demokracinë në vend.

Merr jetë një sistem i frikshëm që përvetëson gjithçka dhe dënon gjithkënd.

Merr jetë autoritarizmi absolut në vend!

Post Scriptum- Teatri Kombëtar është testi përfundimtar i demokracisë për çdo politikan me ose pa mandat të djegur.

Artikulli paraprakShkrimtarja parashikoi pandeminë që në 1994: Hija e saj do të bjerë mbi të gjithë botën
Artikulli tjetërFaqja e pare