Teatri i rradhës i Ramës me OFL…

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar 3 personave të tjerë, banues në Durrës, të vetëdeklarojnë burimin e pasurive që kanë.

Në një deklaratë për mediat, policja me syze e OFL tha se, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

– Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të OFL.

Por në rastin e shtetasit Dashamir Gjoka, i cili në njoftimin zyrtar të OFL identifikohet si Dashamir. Gj, pronat e tij kanë kaluar në filtrin e drejtësisë. Kështu, Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë, kishte vendosur që në datën 4.3.2017 konfiskimin e pronave të tij, që janë vlerësuar me një vlerë 2 mld lekë të vjetra.

Nuk dihet nëse OFL ka dijeni ose jo për vendimin që ka marrë Gjykata e Krimeve të Rënda rreth 3 vite më parë, por duket se ky është rasti i dytë pas pronave të Hajrit, që i ishin sekuestruar pronat në vitin 2015.

Gjoka

Artikulli paraprakBE ndryshon strategjinë për zgjerimin, Franca: S’kemi ndryshuar qëndrim për Shqipërinë
Artikulli tjetërVettingu/ Komandanti i Gardës nuk justifikon pasurinë, me klinikë dhe probleme në…