Teatri/ Artisti italian, Albano: Gjërat që kanë histori nuk duhen shembur, por restauruar!

Në një intervistë ekskluzive për Fax News artisti italian ka folur për shembjen e Teatrit dhe ka rrëfyer gjithashtu edhe përvojën italiane në kulturë.

Ai është shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Karrisi i cilëson ndertesa te tilla si pika referuese të pazëvendësueshme dhe një dritare për botën.

Lidhja me Shqipërine për artistin italian i ka rrënjët të hershme madje në 2016 ai ka marrë dhe nënshtëtësinë shqiptare.
I pyetur nëse muzika mund të këtë ndikim mes shteteve ndryshe nga ndikimi i politikës ai është shprehur se muzika është e pazëvendësueshme në jetën shoqërore.

“Ështe element i pazëvendësueshm më jetën shoërore.Muzika është ilac, për shembull muzika popullore përcjell mesazhe fantastike dhe tepër të forta për një popull.”

Ndërkohë Karrisi ka komentur dhe prishjen e objekteve historike me vlera të larta kulturore.

“Unë nuk di çfarë vlere ka ky Teatër, por di që gjërat që kanë histori nuk duhen shembur por duhen restauruar. Italia është një vend me një kulturë të jashtëzakonshme, por atje nuk ndodh që ndërtesat me vlerë historike dhe kulturore të lejohen që të shemben.”

Ai gjithashtu ka komentuar dhe gjendjen në Itali të artit dhe kulturës.

“Italia po kalon një krizë të madhe indetiteti në këtë moment ndoshta nga emigracioni apo politika. Të gjitha partit janë kundra njëra tjetrës por kurrë me njëra tjetrën dhe kjo gjë nuk e lë një vend të përparoj.”

Ndërkohë Albano Karrisi ka kujtuar me nostalgji momentin e parë kur ka performuar para publikut shqiptarë.

“Më kujtohet mbrëmja e 1998, në stadiumin e Tiranës atë ditë ishte i pranishëm edhe miku im, ish-presidenti i vendit, Bamir Topi. Atë mbrëmje ai më ka thënë se kur unë kam kënduar ‘Liberta’ populli shqiptar kuptoi se ishte koha për t’i dhënë një shtysë vendit edhe kjo gjë shumë shpejt u realizua. Njerzit kanë nevojë për shtysa.”

Artisti ka paralajmëruar edhe shumë projekte muzikore por jo vetëm. Ai ka folur gjithashtu edhe për pjesëmarrjen në një film aksion.

Teatri Kombetar protesta

Artikulli paraprakDenoncimi: Vëllai i Gjiknurit grabit miliona me një tender fiktiv
Artikulli tjetërSi u gatua “historia ruse” e PD-së nga Rama me gazetarët që denoncuan Trumpin në FBI!