Të gjithë të çmendur pas Kumbullës!

Qendërmbrojtësi shqiptar po shkëlqen në fanellën e Veronës dhe atij ia kanë mësyrë klubet e mëdha italiane.

Marash Kumbulla është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali sot. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist me Veronën këtë sezon, duke shfaqur siguri të jashtëzakonshme.

Bashkë me Amir Rrahmanin, 20 vjeçari është i pakalueshëm për kundërshtarët në këtë edicion në Serie A.

Për këtë, interesim për Kumbullën kanë shfaqur klubet e mëdha italiane.

Përpos Napolit, i cili e do qe një kohë atë, interesim për futbollistin shqiptar kanë shfaqur së fundmi edhe Juventusi, Interi, Lazio e Fiorentina.

Sipas mediumit italian “Il Corriere”, Verona e vlerëson futbollistin 30 milionë euro.

Mediat italiane spekulojnë se Kumbulla është më afër transferimit në Napoli.

Artikulli paraprakRonaldo rrëfen pse u largua nga Interi: I dhashë Morattit ultimatum…
Artikulli tjetërRegjisori i propagandës