Te Gjermania plas çështja e portierëve, Neuer sulmon Ter Stegen

Cili do të jetë pasardhësi i Manuel Neuer mes shtyllave të portës së Gjermanisë? Pyetja është mëse legjitime, edhe pse mbase disi e përshpejtuar në kohë, sepse portiere kampion bote i Kupës së Botës 2014, pavarësisht problemeve të mëdha dhe të shumta fizike që e kanë kushtëzuar në sezonet e fundit, nuk ka vendosur ende të varë dorezat në gozhdë.
Ndërkohë, është njëri i cili është vetëkandiduar, si Marc-Andre ter Stegen. Numri 1 i Barcelonës nuk e ka kapërdirë aspak mirë vendimin e trajnerit të përfaqësueses gjermane, Joachim Low, për t’i besuar Neuer si titullar në Kupën e Botës “Rusi 2018”, pavarësisht mungesës së gjatë të portierit të Bayern Munich që prej shtatorit 2017.
Pikërisht tani, ter Stegen vendosi të bëjë gjërat e qarta për të ardhmen, duke u vetëdeklaruar gati për fanellën e titullarit në përfaqësuesen e Gjermanisë. Nga ana tjetër, Neuer nuk e ka pëlqyer aspak vetëbesimin e portierit të Barcelonës, madje duke u përgjigjur ashpër. Sikurse raporton “AS”, Neuer deklaroi: “Nuk besoj se ter Stegen është kandidati i vetëm. Mendoj për Trapp, Leno dhe të tjerë. Për sa më përket, dua të bëj më të mirën time në fushë dhe të jem një shembull edhe jashtë saj. Pastaj është trajneri ai që vendos”.

Artikulli paraprakRonaldo e telefonon, ky është projekti i Juventusit për Marcelon
Artikulli tjetërA po përgatitet lirimi i Kelmend Balilit? Ja çfarë kërkoi sot në Gjykatë