Të drejtat e pacientëve, fondi i rimbursimit nuk është aktiv

Pacientët shqiptarë nuk i dinë të drejtat e tyre e si rezultat shumë lehtë mund të abuzohet me to. Në ditën europiane të mbrojtjes së të drejtave të pacientëve një grup prej tyre kanë kërkuar më shumë vëmendje nga shteti. Pacientët me diabet shprehen se në të gjithë botën kjo kategori rimbursohet për fishat ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë. Edhe pse gjatë vitit të kaluar u premtua për një fond prej 23 milionë lekësh për rimbursimin e fishave për fëmijët me diabet, ende nuk është bërë asgjë. Organizatorët e aktivitetit Together For Life kanë printuar 10 ankesa nga 10 shërbime të ndryshme, të cilat do t’i dërgohen drejtorisë së QSUT-së, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të dhënë një zgjidhje për to.

Artikulli paraprakEuro prek nivelin më të lartë të gjashtë muajve në bursë
Artikulli tjetërAmortizohet plotësisht rruga Plepa-Tiranë