Taulant Balla dhe zjarret po shfarosin pyjet! (Video)

Në njërën anë zjarret shkrumbojnë qindra hektarë pyje në të gjithë vendin, nga ana tjetër vijon masakra e prerjes së pyjeve në rrethin e Librazhdit.

Denoncimi është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi.

“Mbreëmë në aksin Librazhd – Elbasan. Kopuku i Librazhdit e urren vendlindjen që e shfarosi fare nga pyjet dhe po zapton Tiranën. Shkoni qani për Notre Dame apo për pyjet e Amazonës tani kur nuk guxoni t’i tregoni vendin ca pushtave me pushtet”, shkruan Malltezi.

Siç shihet në videot e mëposhtme, vijon prerja e druve pa kriter në rrethin që kontrollohet dhe menaxhohet nga deputeti socialist Taulant Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar socialist është akuzuar disa herë si njeriu që lejon shkatërrimin e pyejeve në rrethin në fjalë edhe pse prej disa vitesh mbetet në fuqi moratoriumi i pyjeve.

Mbreme ne aksin Librazhd – Elbasan. Kopuku i Librazhdit e urren vendlindjen qe e shfarosi fare nga pyjet dhe po zapton Tiranen. Shkoni qani per Notre Dame apo per pyjet e Amazones tani kur nuk guxoni ti tregoni vendin ca pushtave me pushtet

Gepostet von Abi Malltezi am Samstag, 24. August 2019

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Detaje të reja ndaj kryebashkiakut monopartiak të Vorës për dënimin në Greqi
Artikulli tjetërTuristi çek sillet me urgjencë në Tiranë, u aksidentua në malet e Librazhdit