Tahiri-Habilaj/ Zgjaten hetimet për dy ish-komisarët e Policisë së Vlorës

Zgjatet me tre muaj, afati i hetimit për dy ish-komisarët e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila, të dyshuar për lidhje me bandën e Habilajve në trafikun e drogës. Të dy ish-komisarët janë në arrati.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë afatin deri më 20 nëntor 2018 për shkak të kohës që nevojitet për analizimin e tabulateve telefonike, por edhe për pyetjen e personave që kanë dijeni.
Hetimet për ish-komisarët po zhvillohen paralelisht me ato për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me bandën e Habilajve në trafikun e drogës.
Në prokurorinë e Krimeve të Rënda janë zbardhur shumë pergjime bisedash, ndërmjet ish-drejtorit të policisë së Qarkut Vlorë, Jaeld Çela dhe dy vëllëzerve, Moisi dhe Florian Habilaj. Organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Jaeld Çela në më shumë se një rast ishte kujdesur personalisht për disa nga parcelat me bimë narkotike, që ato të mos prekeshin nga aksionet e policisë për asgjesimin e drogës.
Këto prova nuk janë siguruar nga përgjime ambientale mes te dyshurave, por nga bisedat telefonike ndërmjet anëtarëve të bandës së Habilajve dhe drejtorit te policise, Çela. ndërkohë Prokuroria e krimeve të rënda dyshon se edhe para aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis, grupi i Habiljave kishte dërguar drejt brigjeve italiane, një sasi dy here më të madhe droge, edhe pse ata ishin nën survejim të vazhdueshëm. Ky fakt u zbulua gjatë një bisede me sms në rrjetin e brendshëm telefonik “BBM”, ku Florian Habilaj njoftonte se aksioni shkoi me sukses.

Artikulli paraprakSi u kapën bosët shqiptarë me 1 tonë kokainë në Spanjë, sekuestro pronave 5 milionë euro
Artikulli tjetërDenoncimi/ Dy vrasje, dy plagosje në qarkun e Lezhës! Xhafa nxit vrasjet, thotë ‘Kriminelët po vrasin njeri-tjetrin’!