Tabaku del kundër “revolucionit” Berisha-Bardhi në Kuvend: Jam kundër këtyre metodave!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se është kundër braktisjes se seancave parlamentare dhe se jo të gjithë bien dakord për mënyrat e reagimit të opozitës.

E pyetur në studion e News 24, nëse ishte dakord për një grevë urie për të radikalizuar aksionin opozitar, Tabaku dha këtë përgjigje:

Kërkesat e opozitës për komisione hetimore janë të drejta. Që nga komisioni i inceneratorëve nuk ka pasur asnjë komision tjetër. Janë 8 kërkesa. Jo të gjithë biem dakord për mënyrat. Unë do kisha preferuar që betejën ta bënim nëpër institucione. Ne e kemi lënë hapësirën e Parlamentit bosh shumë herë dhe mendoj se nuk duhet ta përsërisim të njëjtin gabim”.

Ajo u pyet edhe për pretendimet e socialistëve se në komisionet hetimore mbivendosin punën e drejtësisë, duke theksuar se nga komisioni për inceneratorët u lëshuan disa urdhër-arreste.

Nëse shou të tilla na çojnë në kërkesa për masa arresti ndaj zv/kryeministrit, të tre minisrtrave, sekretarëve të përgjithshëm, lëreni opozitën të bëjë një shou të tillë. Zt.Dumani tha se komisionet hetimore plotësojnë punën e SPAK-ut dhe as nuk bien ndesh me të, as nuk cenojnë pavarësinë e hetimit. Në komisionin hetimor të inceneratorëve unë kam çuar 12 padi dhe pothuajse rreth 30 CD me të dhëna. kam ndjerë kënaqësi profesionale kur hetuesit kanë thënë që kemi dëgjuar dëshmitë”, theksoi Tabaku.

Artikulli paraprakI gjithë Rithemelimi me huqet e Doktorit!
Artikulli tjetërKorrupsion për transportin e druve, SPAK çon për gjykim ish-efektivët e Policisë së Elbasanit