“Sytë e Shpirtit”, dokumentari për Osman Kazazin e miqësinë me holandezin Paul Luijf

Paul Luijf, një okulist holandez, po lexonte gazetën në shtëpinë e tij, kur u njoh me historinë e Osman Kazazit, i quajtur “Nelson Mandela” i Shqipërisë, që sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste. Vendi ynë sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste dhe gazetarët nga gjithë bota kishin zbarkuar këtu për të kuptuar çfarë kishte ndodhur me izolimin gatë gjysësmshekullor.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=669&loc=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fsyte e shpirtit dokumentari per osman kazazin e miqesine me holandezin paul luijf%2F&referer=https%3A%2F%2FliberalePaul, në atë kohë 34 vjeç kishte hapur dyqanin e tij të syzeve. “Të burgosurit e harruar” titullohej shkrimi ku flitej për Kazazin. Kjo histori e preku aq thellë sa i tha gruas së tij Elian: Dua të iki në Shqipëri, dua të dëgjoj nga ky njeri që ka vuajtur kaq shumë se çfarë ka për ti thënë botës

Takimi i tyre i parë ishte dhe lindja e një miqësie speciale mes tyre, që tejkalonte diferencën në moshë, kombësitë e tyre dhe historitë aq të ndryshme të jetës.

Osmani do të bëhej një “baba shpirtëror” për Paulin dhe Paul do të bëhej për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=674&loc=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fsyte e shpirtit dokumentari per osman kazazin e miqesine me holandezin paul luijf%2F&referer=https%3A%2F%2FliberaleHistoria erdhi e ekranizuar të premten në Kinema Millenium në dokumentarin “Sytë e Shpirtit”, me skenar të gazetares Blerina Gjoka nga fondacioni Kujto, një nismë që përkujton viktimat e regjimit komunist 45-vjeçar në Shqipëri.

“Osman Kazazi është heroi që unë e zbulova sot, 24 vite nga ikja e tij fizike nga kjo bote. Ai ishte një intelektual, një luftëtar për lirinë, një humanist. Ai është një prej figurave emblematike të qëndresës antikomuniste”- tha Gjoka para të pranishmëve.
Ndërsa ambasadori holandez në Tiranë, Reinot Vous e përshkroi Kazazin si një njeri të vendfosur, i cili, – ”ruajti idealet dhe ëndrrat e tij, ishte si një baba dhe shembull për të rinjtë e burgosur dhe kur më në fund u lirua, vitet e tij të mbetura i kaloi duke promovuar kauzën e të përndjekurve politik në Shqipëri”.

Humanzimi i Osmanit e frymëzoi Paulin që të qëndronte në Shqipëri gjatë, deri në vitet 2000 duke ndihmuar sa më shumë njerëz të mundej, fillimisht duke vizituar ish-të përndjekurit politikë për shikimin, duke dhuruar syze për ta.

Shtëpia e Osmanit u kthye në një klinikë ku priste pacientët e tij, por më vonë nisi udhëtimet nëpër fshatra, në shkolla, në jetimore në gjithë vendin.

Pauli thotë se ai ishte “një baba shpirtëror” për të, ashtu si Paul u bë për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.

Luyf financoi vendosjen në një shesh të Tiranës të një busti (të punuar nga artisti Niko Thana), për të nderuar vuajtjet dhe qëndresën për të gjithë njerëzit që ashtu si Kazazi ëndërruan për lirinë dhe demokracinë.

Në dokumentar vijnë dëshmitë e gazetarit holandez Joop Holthausen, i cili shkroi për herë të parë historinë e Kazazit dhe këngëtarit të njohur Stef Bos, i cili i frymëzuar nga historia vjen në Tiranë në ceremoninë e vendosjes së bustit dhe kompozon këngën “Liria”, si gomazh për jetën e këtij njeriu.

Disa prej vargjeve te kenges:

“Unë pashë sytë e njeriut,
të cilin e varrosën për së gjalli,
Njeriu që për 42 vite
jetoi në errësirë.
Dhe në fund të shekullit
dhe në fund të ditëve të jetës
pa me sytë e tij dritën
dhe blatoi dashurinë,
të cilën nuk ia kthyen kurrë të tjerët.
Unë qëndroj në krahë të së vërtetës,
që detyrohet të heshtë
kur askush nuk e dëgjon
dhe asnjëherë s’merr të drejtën e saj.
Dhe unë thërras me zë të lartë:
Liria…Liria..Liria” /Shqip.com

Artikulli paraprakVallja dyshe Berisha-Rama me SPAK!
Artikulli tjetërVranë babë e bir në banesë/ Apeli lë në fuqi dënimin, burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe dy bashkëpunëtorët e tij