Suedi-Shqipëri, portieri Olsen: Kemi mësuar gjatë këtyre ditëve, të tregohemi të durueshëm

Robin Olsen, portieri i Suedisë ka treguar këndvështrimin e tij në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë, të plainfikuar për të hënën në orën 19.00.

“Ndaj Portugalisë ishte një ndeshje shumë e lodhshme, sidomos për shkak të golave. Por pastaj është po ashtu e rëndësishme që të jesh i qetë dhe i durueshëm. Ne kishim vetëm një seancë stërvitore para ndeshjes me Portugalinë. Në momente të caktuara gjatë ndeshjes, treguam se kemi mësuar diçka gjatë këtyre ditëve bashkë, por padyshim ka shumë për të përmirësuar.

Sa e rëndësishme është të fitojmë ndaj Shqipërisë? Është jashtëzakonisht e rëndësishme, çdo herë që luan një ndeshje, është e rëndësishme. Megjithatë, ne jemi në një proces dhe mendoj se shumë lojtarë kanë folur këto ditë për durimin që duhet të kemi. Gjithsesi, ne dëshirojmë që të punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur” – Tha ai.

Artikulli paraprakArsyet pse alergjitë përkeqësohen gjatë mëngjesit, ja çfarë dihet të dini dhe si t’i trajtoni
Artikulli tjetërForumi i Trashëgimisë: Zbuloni këshillin shkencor të Butrintit, kimist, vreshtar e ish-kritikë pjesë e tij