Studiuesi: Lotët mund të diagnostikojnë sëmundjen e Parkinsonit

Disa pika lot mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së Parkinsonit dhe ndoshta edhe në gjetjen e një trajtimi që mund të ngadalësojë përkeqësimin e gjendjes. Pasi testuan lotët e pacientëve me Parkinson dhe personave të shëndetshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se pacientët me këtë sëmundje kanë 5 herë më shumë “alpha-synuclein”, molekula proteinike që formon grumbujt toksik dhe shkakton dëmtim të nervave, se njerëzit e shëndetshëm. “Besojmë se studimi ynë është i parë që tregon se lotët mund të jenë një tregues biologjik joinvaziv, i besueshëm dhe jo i shtrenjtë i sëmundjes së Parkinsinit”, thotë autori i studimit, dr. Mark Lew, nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. “Duke qenë se zhvillimi i sëmundjes së Parkinsonit mund të nisë vite apo edhe dekada para se të shfaqen simptomat, një tregues biologjik i tillë mund të jetë i dobishëm në diagnostikimin, madje edhe trajtimin e hershëm të sëmundjes”. Rezultate e këtij studimi janë publikuar tek konferenca Akademia amerikane e Neurologjisë.

Artikulli paraprakSkandali, punëtorët humanitarë në Siri, seks në këmbim të ndihmave
Artikulli tjetërApostolova: Mos e humbni rastin për liberalizimin e vizave