Studimi/ Ja në cilën fazë të infektivit me Covid-19 humb shija dhe nuhatja

Një analizë e re e studimeve të coronavirusit konfirmoi se 77 për qind e pacientëve me coronavirus kanë përjetuan humbje të pjesshme ose të plotë të nuhatjes

Nga këto, 44 për qind e të anketuarve ishin të vetëdijshëm për humbjen e nuhatjes edhe pa testime.

– Kjo është njëra ndër simptomat më të hershme dhe gjithsesi para ngritjes së temperaturës. Humbja e ndjenjës së aromës vetvetiu më mirë parashikon diagnozën nga ngritja e temperaturës – thotë Nancy Rawson, biologe dhe nënkryetare e Monell Chemical Senses Center.

Humbja e shijes gjithashtu mund të ndodhë, mirëpo jo më pak është e shpeshtë dhe shpesh lidhet me humbjen e nuhatjes, transmeton Telegrafi.

Nuhatja mund të jetë e dëmtuar te personat me sëmundje të Parkinsonit apo të Alzheimerit, ndërsa te rastet e gripit jo edhe aq shpesh si te rastet e coronavirusit, rreth 60 për qind të të sëmurëve nga gripi u kthehet ndjenja e nuhatjes.

Rawson shton se humbja e ndjenjës së nuhatjes zvogëlon kënaqësinë e të ngrënit dhe mund të çojë në kequshqyerje.

Gjithashtu për shkak të humbjes së nuhatjes njerëzit nuk mund të dallojnë prishjen e ushqimit ose aromën e gazit.

Çuditërisht, njerëzit që kanë humbur nuhatjen e tyre shpesh kanë thënë se kanë pasur një ndjenjë më të vogël për të kontaktuar me të tjerët.

Rawson thotë se aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për të trajtuar humbjen e nuhatjes.

Artikulli paraprakSi të dalloni që dhimbja e kokës është shenjë e infektimit me COVID-19
Artikulli tjetërBerisha: Basha, shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë direkt në prangosjen e Millosheviçit