Studimi/ Antitrupat nga gripi i zakonshëm reagojnë edhe kundër koronavirusit

Antitrupat e zhvilluar nga i ftohuri i zakonshëm reagojnë jo vetëm ndaj SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, por edhe SARS-CoV-1, i cili shkakton Sindromën e Rëndë Respiratore Akute (SARS).

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se amerikanët të cilët janë ekspozuar më parë ndaj koronaviruseve të ndryshëm mund të përfitojnë nga një antitrup i veçantë i të ftohurit të zakonshëm.

Studimi i botuar në revistën akademike Nature Communications zbuloi se si sistemi imunitar i trupit reagoi ndaj COVID-19 pasi ai ishte ekspozuar ndaj koronavirusëve të tjerë që janë të përhapur në SH.B.A. dhe shkaktojnë të ftohurin e zakonshëm. Të paktën katër koronavirusë të tillë ekzistojnë në SH.B.A.

Studimi zbuloi se antitrupi në fjalë reagon jo vetëm ndaj SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, por edhe ndaj SARS-CoV-1, i cili shkakton Sindromën e Rëndë Respiratore Akute (SARS).

Ky antitrup prodhohet nga një qelizë kujtese “b” që ishte ekspozuar më parë ndaj të ftohurit të zakonshëm, sipas Raiees Andrabi, një prej autorëve të studimit dhe një hetues në Departamentin e Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë të Institutit të Kërkimeve Scripps.

Këto qeliza janë pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar dhe funksionojnë duke kujtuar sëmundjet që kanë hyrë tashmë në organizëm.

Ato çka u zbuluan nga ky studim janë shumë të rëndësishme sepse mund të ndihmojnë në krijimin e vaksinave dhe trajtimeve më të mira si dhe për të luftuar llojet e ardhshme të koronavirusëve që mund të shfaqen.

“Një tjetër koronavirus vdekjeprurës mund të shfaqet përsëri në të ardhmen, dhe kur të shfaqet, ne duam të jemi më të përgatitur”, tha Prof. Dennis Burton, një nga autorët e studimit nga News Medical.

Artikulli paraprakGjykata e Apelit heq masën e arrestit për dy kontrollorët e Rinasit
Artikulli tjetër“Më qëlluan përpara lokalit të Tërmet Peçit”, del video kur viktima e atentatit të djeshëm fliste nga spitali