Studentja shqiptare e sapoardhur nga Kina shtrohet tek Infektivi…

Një studente shqiptare e ardhur së fundmi nga Kina është shtruar nëspitalin e infektivit. Mjekët bëjnë me dije se ajo është prekur nga një grip i thjeshtë dhe nuk ka shenja të coronavirus.

Sipas mjekëve studentja shumë shpejt do të dalë nga spitali.

Kujtojmë se viktimat nga koronavirusi në Kinë numërohen 132 ndërkohë që listës iu shtuan në 24 ore edhe mbi 1500 raste të reja të prekurish.

Një studentët shqiptarë në Kinë, Silva Doçi, e vetmja në qytetin e Wuhanit, vendi ku ka shpërthyer koronavirusi, dhe ku numërohet numri më i lartë i viktimave, në një intervistë për Fax News u shpreh se është vazhdimisht në kontakt me ambasadën për tu zhvendosur nga aty. “Ambasada më është gjendur pranë dhe më ka thënë se do të bëjë të mundur që të më sjellë. Nuk ndodhem tek ajo zona që ka shpërthyer epidemia. Jetoj në universitet. Kemi qendruar në konvikt që të jemi më të sigurtë. Aktivitetin fizik e kemi të kufizuar.

Jam vetëm unë në Wahan, jam në kontakte me ambasadën. Që kur është mbyllur qyteti, janë mbyllur të gjitha rrugët. Personalisht jam mirë dhe shqiptarët e tjerë që janë këtu janë mirë.Më kanë ofruar ndihmën e tyre dhe po bëjnë çfarë është e mundur.

Për mediat kineze që në ditën kur qyteti është mbyllur të gjitha të dhënat që jepen në internet janë të sakata, pasi është dhënë urdhëri që mos të fshihet asnjë e dhënë. Unë jam munduar që ti evitoj lajmët. Familja ime është e shqetësuar, por ajo e di që një lëvizje nuk është diçka që do të arrihet në një ditë apo dy. Ato e dinë që duhet kohë për të lëvizur. Nuk është rasti për tu alarmuar. Ju atje jeni më të alarmuar se ne këtu! Besoj se situata do të përmirësohet dhe do të kontrollohet”, u shpreh Doçi për Fax News.

Artikulli paraprakGazetari paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja: Të përfshirë kryebashkiakë dhe…
Artikulli tjetërMomentet e fundit para rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant