Studentët, të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave

Studentët vijojnë rezistencë para kryeministrisë. Sot protesta e studentëve hyn në ditën e 10. Disa prej tyre nuk i janë ndarë për asnjë moment protestës duke e gdhirë tërë natën në të ftohtë e shi para Kryeministrisë.
Siç kishin paralajmëruar, studentët u mblodhën sërish në Fakultetet e tyre për të marshuar më pas drejt godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Me thirrjet: “Ejani mblidhuni këtu! Nuk na ndal bora, nuk na ndal shiu, jemi rracë e fortë jemi frymë veriu!”, studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.
Moti i keq dhe me shi nuk i favorizon shumë megjithatë ata vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë edhe pse në orën 10: 45 nuk janë të shumtë aq sa ditët e tjera.

auto 20181213 204144 131218122 2 UQPhPzP1544773779

Artikulli paraprakQytetarët shpërthejnë ndaj Ramës: Po na tremb fëmijët, mos e pranoni atë delenxhi në panele
Artikulli tjetërHistorike! Kosova bëhet me ushtri pas 10 vitesh pavarësi