Studentët lidhen krah për krah dhe marshojnë para Kryeministrisë!

Studentët janë lidhur krah për krah në rreshta dhe po marshojnë përpara Kryeministrisë. “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, është thirrja më e fortë që dëgjohet.
Një pjesë e tyre në rreshtin e parë, studentët e gjeologji-minierave, kanë vendosur në kokë kaska të verdha minatorësh. Protestës i prijnë disa të rinj me flamur kombëtar.
Studentët e Universitetit të Tiranës sot janë në ditën e 8-të të protestës së tyre. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe nuk kanë pranuar dialog me kryeministrin Rama I cili edhe dje disa herë u bëri thirrje për t’u ulur dhe biseduar.
Raportohet se në Elbasan me studentët është bashkuar edhe një pjesë e gjimnazistëve. Ndërkohë protesta ka nisur edhe në Korçë, madje një pjesë e madhe studentëve janë nisur që herët në mëngjes drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së studentëve në kryeqytet.
Gjithashtu, protesta ka nisur edhe në Durrës. Studentët në mënyrë të organizuar me autobusë janë nisur drejt Tiranës.

s2

Artikulli paraprakForumi për liritë Akademike thirrje pedagogëve: Bashkohuni në protestën e studentëve!
Artikulli tjetërGjimnazistët e Tiranës sfidojnë presionet e qeverisë, dalin në Bulevard me studentët