Studentët i vënë shiritin Universiteteve: Mos kalo!

Në një kohë kur sot kanë paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë, studentët e Universitetit të Tiranës kanë gjetur forma të veçanta se si të bllokojnë punën në fakultetet e tyre. Studentët kanë lidhur me zinxhirë dhe i kanë vënë kyçin dyerve të fakultetit të Ekonomisë.
Ndërkohë edhe studentët tek Universiteti Politeknik kanë vënë shiritin në hyrje të godinës duke shenjuar në mënyrë simbolike bojkotin e emisionit dhe vijimin e protestës.
Edhe studentët e ekonomikut i kanë vënë drynin tek fakulteti.
Pak me heret të rinjtë i kishin vënë shiritin Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim. Një shirit me të cilin rrethohen zona për të mos kaluar.
Të rinjtë e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë.
Protestatat do të vazhdojnë deri në realizmin 8 kërkeave te tyre.

auto e2cdb22c 3f33 4d46 9e8e 10d3455bfb121545037170

auto 63dcff46 4a7f 4031 9a40 d2e3c4c46ce51545037160

Artikulli paraprakStudentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Ja çdo bëjmë nëse nuk plotësohen 8 kërkesat!
Artikulli tjetërProtesta kombëtare, studentët e rretheve nisen drejt Tiranës