Studentët dhe qytetarët e Tiranës i bashkohen protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Protestës së artistëve kundër shembjes së Teatrit kombëtar pasditene  sotme i janë bashkuar edhe studentët dhe qytetarë të Tiranës. Dalja masive në protestë ka ardhur për shkak se natën e kaluar Teatrit Kombëtar i’u hoqën gërmat nga fasada me urdhër të Veliajt.

Ky veprim ka arrituar jovetëm artistët të cilët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale por edshe mbarë opinionin publik.

Protestuesit u shprehën se, do të grumbullohen përpara Bashkise së Erjon Veliajt që të kthejë gërmat e hequra natën në ndërtenë e Teatri Kombëtar.

Regjisori i njohur-ndërkombëtarëve: Mos përkrahni diktaturën!

Natën e kaluar Teatrit Kombëtar i’u hoqën gërmat nga fasada,pa njoftuar drejtuesit e këtij institucioni,në mënyrë të fshehtë si një akt hajdutësh.Për mikrofonin tonë regjizori i njohur pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kastriot Cipi tha se ky veprim i tejkalon kufinjtë e provokimit,ndaj e konsideronte një tallje me shtetin ligjor.

“Në një shtet ligjor gjërat bëhen më rregull,shkrim dhe procedurë,firmë e vulë”.

Cipi tha se Drejtori i Teatrit Kombëtar si dhe Ministria e Kulturës janë përgjigjur se nuk kanë qenë në dijeni,kjo pasi diktatura nuk merr parasysh as procedurat formale.U dëmtua një pronë,ndërsa ende nga institucionet që e kanë në administrim nuk ka një kallëzim,cka shpreh qartë se janë bërë palë në heshtje.

“Ai bëhet bashkëfajtor në heshtje,jam i bindur se nuk është njoftuar fare për këtë plan,sepse prej disa kohësh ai nuk pyetet për asgjë.Por nga momenti që ka marrë dijeni dhe nuk ka reaguar ai bëhet palë.

Rreziku për shëmbjen e teatrit sipas regjizorit vjen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.Nëse ndërkombëtarët certifikojnë zgjedhjet dhe celin negociatat bëhen automatikisht noterë të dikaturës në Shqipëri” u shpreh ai .

“Nëse Europa certifikon zgjedhjet ajo e pranon që në Shqipëri duhet të ketë diktaturë dhe gjatë verës së ardhshme teatri është në rrezik për prishje”

Kastriot Cipi tha se qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë Rama.Në kushtet ku kryeministri ndërmerr nisma urbanistike pa marrë parasysh planin rregullues dhe institucionet kjo cështje demokracie.

58381216 818636625175180 4296533378515075072 n

58384621 818625858509590 2089299571422265344 n

Artikulli paraprak1,5 ton drogë nga Shqipëria kapen në Itali, reagon Strazimiri: Trafik nën hundën e “Policia që duam”
Artikulli tjetërRama i mbush poturet në Shkodër, largohet me helikopter nga reparti ushtarak i Gjadrit