Studentët bllokojnë rrugën tek Zogu i Zi

Mijëra studentë kanë pushuar zonën e Zogut të Zi, duke e bllokuar lëvizjen e makinave.
Studentët tashmë kanë marrë kontrollin e gjithë rrugës së Durrësit, nga fillimi i saj deri në sheshin Skëndërbej.
Ka përfunduar ultimatumi i studentëve për kryeministrin Rama. Prej këtij të fundit nuk ka asnjë përgjigje për kërkesat e tyre. Një pjesë e studentëve janë zhvendosur drejt rrethrrotullimit të Zogut të Zi, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë përballë Ministrisë së Arsimit. Bllokimi i Zogut të Zi, një pikë nevralgjike e Tiranës, pritet të sjell kaos me trafikun.

Artikulli paraprakStudentët vendosin në shesh: Kush shkon tek Rama në Top Show janë të shitur, këtu na ka!
Artikulli tjetërRama i rrethuar nga protestat në të gjithë vendin