Stoke City ka refuzuar 25 milionë euro për Marko Arnautoviç

Stoke City ka refuzuar 25 milionë euro për Marko Arnautoviç. Drejtuesit e klubit anglez kanë marrë një ofertë nga homologët e tyre të West Ham, por pavarësisht shumës së ofruar ata nuk e kanë pranuar. Ky është propozimi i dytë brenda pak ditëve nga ana e West Ham në drejtim të 28-vjeçarit.
Ilkay Gundogan rikthehet në stërvitje pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave për shumë kohë. Në ditën e parë të përgatitjeve nën drejtimin e Pep Guardiolas, mesfushori me origjinë turke u vu nën urdhrat e trajnerit katalanas dhe pritet të jetë gati për startin e sezonit. Ai u transferua te Manchester City verën e kaluar, por gjatë gjithë sezonit u detyrua të qëndronte në infermieri për shkak të dëmtimeve.

Artikulli paraprakShqipëria, një “pikë” në ekonominë e Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërSkënderbeu barazim ndaj Kairat