Stabilizohet shëndeti i Johnson, nuk ka nevojë për ventilator

Fox NeWs raporton se shëndeti i kryeministrit Britanik, Boris Johnson është stabilizuar pasi ka marrë oksigjen

Boris Johnson-t i është vënë oksigjen gjatë natës, por nuk ishte e nevojshme për ventilator, sipas një zyrtari të lartë të kabinetit, i cili foli një ditë pasi koronavirusi rrëzoi kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, i cili u transferua menjëherë në spital në një repart kujdesi intensiv

Që nga e Diela në mbrëmje, kryeministri është shtruar në St Thomas’ Hospital, në Londër, në kohën kur vendi po lufton kundër epidemisë.

BBC shkruan se kryeministri Britanik Johnson po kurohet nga mjekët më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar. Ai u shtrua në spital mbrëmë dhe po i nënshtrohet një trajtimi intensiv kundër sëmundjes së koronavirusit.

BBC thekson se kryeministri Boris Johnson po trajtohet me trajtim intensiv, në një kohë kur numri i të vdekurve në botë po ngjitet lart.

Kryeministri Boris Johnson e ka kaluar natën në terapi intensive në një spital në qendër të Londrës pasi simptomat e koronavirusit erdhën duke u përkeqësuar.

Downing Street tha se ai u dërgua në spital sipas këshillave të ekipit të tij të mjekëve dhe është duke marrë një “trajtim të shkëlqyer”.

Zoti Johnson i ka kërkuar sekretarit për Punët e Jashtme Dominic Raab që ta zëvendësojë, shtoi zëdhënësi.

Artikulli paraprakDr.Mirela Tabaku: Qeveria të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar për të mbajtur nën kontroll COVID-19
Artikulli tjetërPija me dy përbërë që eliminon gurët në veshka