Spitali pa mjekë, pushtetarët propagandë me 2 kuti ndihma dhuratë

Nga Skerdilaid SULOZEQI

Spitali i Sarandës ka mbetur si godinë fantazmë, pasi përveç propagandës boshe, nuk ka staf mjekësor.

Përvecse personelit të nderuar të infermierëve Ministria e Shëndetësisë ka shkurtuar drastikisht strukturën e mjekëve.

Në spitalin e Sarandës ka dy ditë në muaj mjek Hematolog, mjek Onkolog, Neurolog, ndërsa nuk ka mjek të instaluar Reumatolog, Dermatalog, Kirurg, Mjeko-Ligjor, Anestezist, Internist etj.

Pra, qytetarët nuk marrin shërbimin mjekësor për shkak të mungesës së mjekëve specialist, do iu duhet të shkojnë të marrin shërbimin në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ose të Vlorës, pasi në Sarandë ka mungesë të theksuar mjekësh, ose do iu duhet të lënë takim në dy herët në muaj që mjeku specialist vjen.

E katandisën spitalin në strukturë pa mjek, në fole militantësh, jo në shtëpinë e shërimit të qytetarëve, ndërkohë që numrat e Covid në Sarandë rriten përditë.

Artikulli paraprakVokshi publikon fotot: Veliaj e ktheu kryeqytetin në ‘Ferr’!
Artikulli tjetërGropat në rrugët e Tiranës ku “thyen qafën” (Foto)