Spiropali flet për ahengun e Ramës me gratë në Fier dhe memet kundër saj: Janë pjesë e lojës…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën komentoi vështirësitë e të qenit grua e suksesshme në politikë.
“Është e vështirë të jesh në politikë. Është ndër profesionet më luftarake, të jesh grua është edhe më e vështirë, sidomos në një shoqëri që ka ende tipare patriarkale. Një grua është lehtësisht më e sulmueshme, kryesisht nga ‘burrecët’, sepse burrat e vërtetë nuk sulmojnë gratë”, u shpreh Spiropali ndërsa theksoi se gjithësisë është bërë një përparim i konsiderueshëm në luftën kundër patriarkalizmit. Si shembull Spiropali solli në vëmendje përfaqësimin politik të gruas në qeverinë ku bën pjesë por edhe në parlament.
“Kur i merr përsipër je një person që flet e mban qëndrime, patjetër do kesh edhe sulme, do kesh edhe kundërshti. Ajo që është e papranueshme për të gjithë, janë përpjekjet për të fyer apo denigruar. Që në fakt janë shenjë dobësie. Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës. Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës. Në vitet e fundit, përbaltjet fyerje, gjuha politike është rënduar tmerrësisht. Shkonim në parlament dhe kishim frikë se duhet të përlesheshim trup më trup. Në atë Kuvend janë hedhur, vezë, miell, bojë e çizme, ishte një situatë e papranueshme”.

Lidhur me meme-t e krijuara në rrjet për rastin, Spiropali u shpreh se janë pjesë e lojës por e rëndësishme është që të besosh tek ajo që ke. vw
“Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës. Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës”, u shpreh Spiropali.
Për Ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh zëdhënëse e qeverisë, parlamenti është legjitim. Duke komentuar situatën politike në vend, pasi opozita mori vendim djegien e mandateve, Spiropali foli në emisionin ‘Kjo Javë’ edhe për procesin e zëvendësimit të deputetëve në Kuvend.
“Listat i kanë bërë ata. Ajo është lista e PD.Dhe kush është të thotë që Monika Kryemadhi ishte legjitime dhe e denjë për parlamentin dhe nuk qenka zonja nga Dibra që ka marrë mandatin. Po ashtu me radhë, me gjithë listën e kandidatëve. Myslim Basha pse qenka më i denjë se Myslim Murrizi, apo dikush tjetër që ka marrë mandatin. Ajo nuk është një listë e zgjedhur nga ne”, theksoi Spiropali, ndërsa theksoi se opozita zgjodhi të vetëvritet e të dalë nga fushë beteja.
“Të gjitha hesapet i kanë bërë pa hanxhinj. Pra, kanë gabuar politikisht në aktin që kanë marrë. A jemi ne të keqardhur për opozitën? Patjetër. Ne nuk do ta kisim dashur që opozita të dilte nga parlament”, tha ajo.
Për Spiropalin dialogu me opozitën do të jetë vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe rendit demokratik.

“Kjo është një republikë parlamentare dhe parlamentet nuk mund të rrëzohen as me pazar dhe as me dhunë. Dhe ne nuk jemi të gatshëm të ulemi dhe të bëjmë pazar me opozitën”, vijoi më tej Spiropali, ndërsa u shpreh e vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme sikundër kërkon opozita.
“Zgjedhjet do të mbahen në 2021. Parlamenti do të vazhdojë të funksionojë sepse kushtetuta e detyron shumicën dhe qeverinë të bëjë detyrën. Ne njohim votën dhe qytetarët si sovran. Ne nuk mund as të shantazhohemi e as të merremi peng politikisht nga opozita. Është parim mbi të cilin nuk mund të shkelim”, tha ajo.
Ndër të tjera Spiropali tha se zgjedhjet vendore janë një mundësi për opozitën për të parë mbështetjen në elektorat, ndërsa theksoi se ato do të mbahen edhe nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në to.
“Ne nuk mund t’i heqim qytetarëve të drejtën për të zgjedhur qytetarin e parë të bashkive. Ka një afat për t’u regjistruar edhe kandidatët edhe listat. Ne besojmë se do regjistrohen se nuk besoj se kanë humbur arsyen deri në këtë pikë. Mendjet racionale brenda opozitës do i bëjnë thirrje këtyre dy forcave të marrin pjesë në zgjedhje. Në të gjitha rastet ne jemi aty do paraqitemi dhe të shohim cilët do paraqiten për t’iu përgjigjur qytetarëve dhe për të ardhur në garë”, theksoi Spiropali.

27a80fa4 aeda 485a 951e b30b9fbc6880

Artikulli paraprakZbulohen SMS-të e Veliajt për punonjësit e Bashkisë: Ditën e protestave të opozitës në punë jashtë orarit
Artikulli tjetërÇfarë synon mendimi strategjik i Pekinit?