Spanjë, Pique akuzohet se shfaqi gishtin e mesit

Një veprim i pavetëdijshëm nga Gerard Pique në momentin e ekzekutimit të himneve, përpara ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë. Në mënyrë të pavullnetshme, Pique nxorri gishtin e mesit të dorës së djathtë, ndërsa mbante të përqafuar shokun e ekipit, portierin David de Gea. Por, edhe pse mund të mendohet për një tik nervor, fakti që gjesti u krye në momentin kur telekamera kishte në plan të parë te katalani, mjaftoi që të ngriheshin dyshime.
Në gadishullin Iberik nisën menjëherë polemikat rreth mbrojtësit të Barcelonës. Një debat i përhapur në rrjetet sociale, ndërsa Furia e Kuqe luante në Bordo, në përballjen e humbur 2-1 me kroatët dhe që i kushtoi vendin e parë në grup. Por, edhe pse mediat serioze spanjolle, duke nisur nga gazeta madrilene “Marca”, u rreshtuan në mbrojtje të autorit të golit vendimtar të suksesit me Republikën Çeke, polemikat duken të destinuara të vazhdojnë.
Menjëherë pas ndeshjes, Pique shprehu habinë e tij për debatet e krijuara. Nëpërmjet një postimi në Twitter mbrojtësi theksoi se “gjatë himnit po shkrydhte gishtat”, duke shtuar: “Nuk duhet të kërkojmë polemika aty ku nuk ekzistojnë, por të mundohemi që të bashkuar të fitojmë Europianin”.

Artikulli paraprakKros mposhti i vetëm Irlandën
Artikulli tjetërMesazhi i Modriç neutralizoi penalltinë e Sergio Ramos