Spanja: Lideri i Katalonjës nuk e ka qartësuar statusin e pavarësisë

Qeveria e Spanjës thotë se lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka dështuar të qartësojë nëse ai e ka shpallur pavarësinë pas referendunit në këtë rajon autonom.
Madridi i kishte dhënë afat zotit Puigdemont deri sot për ta qartësuar qëllimin e tij para se qeveria qendrore të lëvizte për suspendimin e autonomisë së Katalonjës.
Në një letër të publikuar para se të kalonte afati, Puigdemont ka kërkuar dy muaj të negociatave me qeverinë e Spanjës.
Zëvendëskryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria, tha sot se Puigdemont nuk ka dhënë përgjigje adekuate në letrën e tij dhe se deri më 19 të këtij maji, ai duhet t’i kthehet respektimit të legjislacionit të Spanjës.
Më 10 tetor, liderët e Katalonjës e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por e kanë ndalur implementimin e saj për të mundësuar bisedime me Madridin.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës e ka shpallur ilegal votimin në referendum.

Artikulli paraprakBetonizimi i Jugut nga oligarkët, dy komplekse në Ksamil e Jalë
Artikulli tjetërTillerson: Trump do të ndreqë mangësitë e marrëveshjes me Iranin