SPAK nxjerr blof Gazment Bardhin: Nuk ka bërë kallzim për Olsi Ramën!

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 Prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga vëllai i kryeministrit

Arsyetimi i prokurorit ka qenë se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim, dhe në rast se nuk ka një kallëzim, nuk është targetin e SPAK, pasi kjo mund të zgjidhet në rrugë gjyqësore për shpifje apo cënim të imazhit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kjo çështje është kompetencë e gjykatës nëse një palë i drejtohet.

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij në lidhje me përfshirjen e tij në grupin e kokainës së “Xibrakës”.

Artikulli paraprakPagoi para për të blerë vota për të bijën në zgjedhjet e 14 majit, SPAK mbyll hetimet për Agim Locin dhe…
Artikulli tjetërA është bërë SPAK kaq terror sa të bllokojë aktivitetin e zakonshëm të qeverisë?