Spaho publikon videon: Shëndetësia në mjerim sepse financimet kanë shkuar tek oligarkët me tendera sekretë, jo te qytetarët

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho shprehet se, Shëndetësia ndodhet në mjerim sepse financimet kanë shkuar tek oligarkët me tendera sekretë, jo tek qytetarët.

Reagimi i plotë i Spahos

Në spitale gjendja është e papranueshme, sepse shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim. Financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë.

Qytetarët do të vazhdojnë të çojnë tek të afërmit në spitale që nga ushqimi deri tek pajisjet me oksigjen, përsa kohë në krye të qeverisë është një kryeninistër që paguan koncesionet për klientët e tij. 👇

https://www.facebook.com/442305982603609/videos/632012387418899/

Artikulli paraprakDy të vdekur dhe 152 të prekur nga Covid-19, ja qyteti me më shumë të infektuar
Artikulli tjetërNjë tjetër deputet i PS infektohet me Covid-19