Dy të vdekur dhe 152 të prekur nga Covid-19, ja qyteti me më shumë të infektuar

Në vendin tonë, janë regjistruar dy viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se bëhet fjalë për një 61-vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht, në spitalin infektiv dhe Shefqet ndroqi, ndodhen të shtruar 137 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 152 persona, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

73 raste në Tiranë,

19 raste në Korçë,

9 raste në Berat,

8 raste në Durrës,

7 raste në Kukës,

6 raste në Lezhë,

5 raste në Shkodër,

nga 3 raste në Elbasan, Kavajë,

nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos,

nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau i Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

COVID-19 – Statistika (21  Gusht 2020)

Testime totale            54435
Raste pozitive              8119
Raste të shëruara       4096
Raste Aktive                3783

Humbje jete               240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1947
Durrës 489
Shkodër 302
Fier 177
Lezhë 157
Korçë 165
Vlorë 146
Kukës 123
Elbasan 118
Berat 70
Gjirokastër 45
Dibër 44

Artikulli paraprakBanka Credins lançon projektin: “Pedalo! Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë”!
Artikulli tjetërSpaho publikon videon: Shëndetësia në mjerim sepse financimet kanë shkuar tek oligarkët me tendera sekretë, jo te qytetarët