Spaho në PE: Shqipëria e kapur nga droga, krimi i organizuar e blerja e votës

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian: Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së tij, Spaho ka theksuar “nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me mazhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë. Theksova gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet, por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE”.

Artikulli paraprakBulqizë, 550 mijë euro dhe dy tendera fiktivë “asfiksuan” 60 nxënës
Artikulli tjetërAmbasadori austriak: Investitorët e huaj të tmerruar nga Shqipëria