Spahia publikon shifrat e Eurostat: Rrëzohet propaganda e Ramës, shqiptarët paguajnë për shëndetin më shumë se vendet e Rajonit

Bardh Spahia publikon shifrat e Eurostat: Rrëzohet propaganda e Ramës, shqiptarët paguajnë për shëndetin më shumë se vendet e Rajonit sepse qeveria i vjedh!

QYTETARET PAGUAJNE DYFISH SHERBIMIN SHENDETESOR PASI QEVERIA I VJEDH!!!

Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë.

111 3

Artikulli paraprakAmbasadorja franceze: Shqipëria, fatkeqësisht shumë larg përmbushjes së kushteve!
Artikulli tjetërPresidenti i Barcelonës jep dorëheqjen: Jam i lumtur që…