Spahia publikon mesazhin e mjekut: Mjekët pa mjete mbrojtëse, 3 peshqirë për t’u fshirë 30 pacientë në ditë

Nga Bardh  SPAHIA

KUR REALITETI RREZON FASADEN QESHARAKE NE MES TE TIRANES!

Ja realiteti në Poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës! Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene?

Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!

A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????

mesazh

Artikulli paraprak“Nuk e mori SPAK-u akoma këtë mashtruesen e ministrisë së Drejtësisë”!
Artikulli tjetërProtesta e 2 Marsit/ Ish-ministri: Kushtetuta nuk e ndalon Presidentin t’i drejtohet popullit