Spahia nxjerr zbuluar Manastirliun: Mashtrimi si strategji që çon në kolaps! Ja si del gënjeshtra!

Nga Bardh SPAHIA

Nga mesazhet e pafundme që më mbërrijnë, fatkeqësisht vazhdon saga e familjarëve që presin me orë informacion mbi të afërmit e tyrë të shtruar në dy spitalet Covid në Tiranë! Sa e vështirë është të përcaktohen orare për dhënie informacioni në mënyrë që edhe familjarët të qetësohen, edhe personeli të mos stresohet, duke u kapur për mënge sa herë që lëviz jashtë spitalit?

Sikur Ogerta të kishte mbajtur premtimin e hapjes së spitalit Covid3, për të pritur rastet në fazë shërimi, për të ulur ngarkesën e dy spitaleve që trajtojnë të infektuarit, do kishte qenë një lehtësim për të gjithë, edhe familjarët.

Më 25 PRILL, ministrja Manastirliu e premtoi këtë për spitalin Covid 3, duke thënë me zë e figurë, e pasqyruar edhe në faqen zyrtare, se “Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me Covid-19”.

Por pas denoncimeve të opozitës e medias, më 6 GUSHT, Manastirliu harron cfarë ka premtuar dhe na del me variatin, se paskërka një plan me llogjikë. “…siç e parashikon plani ynë – dhe siç e kërkon logjika – Covid-3 dhe më pas Covid-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2. Kjo është edhe përgjigja ndaj shqetësimit të ngritur nga Partia Demokratike, se “ende në Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid”.

Ja pra që nuk ka asnjë strategji, por deklaratat bëhen sa për t’i hedhur sy shqiptarëve, sepse po të kishte një plan veprimi konkret, ai do zbatohej, e nuk do harrohej rrugës, mes përgatitjes së videove për mashtrime të tjera!

1 15

2 14

 

Artikulli paraprakOgerta Musolini
Artikulli tjetërEdi Rama dhe Mark Marku