Sot, avioni u ul në Kukës e nesër gomari do të fluturojë mbi Korab!

Alban DACI

Propaganda, besoj se sot ka arritur kulmin në Kukës duke kaluar çdo lloj imagjinate, me një avion që kalon mbi pistë, por nuk ulet dhe thuajse që të gjitha media kishin titull: “Në aeroportin e Kukësit ulet avioni i parë”!
Pra, kemi me zë dhe figurë që në prani të ministres avioni kalon mbi pistën e pa përfunduar, as nuk ulet dhe në media titull i dërguar me mesazh ishte: “Ulet avioni parë”!

Po pse duhet të tallen kaq shumë me kuksianët njerëz fisnik, bujarë, të fjalës dhe trima!
Po pse duhet të sillen kështu me kuksianët që bënë histori jo vetëm me luftën e Lumës në Betejën e Kolosinit duke tmerruar serbët, por bënë histori edhe me mikpritjen e gjysmë milioni të shqiptarëve të Kosovës! Ai aeroport u nis si simbol i mikpritjes dhe bamirësisë dhe sot në 2021, pas 20 vitesh, tallen me një avion që as nuk ulet dhe po përfundon me një propagandë tallëse dhe fyese!

Nëse, sot, besuat se avioni u ulë në pistë, nesër duhet të besoni se edhe gomari fluturon si shqiponja, sigurisht pasi të ketë pirë redbull!
Nesër të shkojnë kamerat se mbi Korab do të fluturoj gomari! Të mos mungojnë kamerat nesër në mëngjes herët!

Artikulli paraprakTjetër reagim i fortë nga Brukseli: Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet! Zgjedhjet janë kyç për integrimin
Artikulli tjetërSkandali me aferen e inceneratoreve, Alqi Bllako i jep miliona euro Zotos, Zoto, pagë 10 milionë lekë babit të Alqit