S’mund të quhesh i djathtë duke votuar Ilir Metën!

Është koha për të folur haptas. Ndjekësit dhe skllevërit e Sali Berishës thonë se janë demokratë, janë të djathtë, pastaj bëjnë thirrje që për Këshillat Bashkiakë të votohet numri 1, këshillat e Ilir Metës.

Sido që të jetë Alibeaj, iu pëlqen apo jo, ai është i djathtë. Është rritur në internimin komunist. Ajo peshë e rëndë e komunizmit e ka bërë të djathtë me zor. Ndërsa Meta ka qenë kryeministër i PS, i lidhur me Sigurimin e Shtetit. Vazhdon t’i ketë fijet tek mafia sigurimse.

Sido që të jenë eksponentët e PD-së vetme e të patjetërsueshme, asaj e cila ka siglën në fletën e votimit, ata janë demokratë. Demokratë prej vitesh, qëndrestarë dhe njerëz të cilët janë lodhur prej vitesh për fitoren e PD.

Ndërsa Ilir Meta e ka shtypur PD-në në vitin 2001 (duke qenë kryeministër socialist), në vitin 2009 ka shkuar në koalicion që t’i marrë PD-së 25% të pushtetit e me atë 25% të shkojë në 2013 tek Edi Rama e ta sjellë Ramën në pushtet.

Sot skllevërit e Sali Berishës, banditët e tij, ish drejtorët e korruptuar që kanë njollosur PD, injorantët dhe analfabetët që ishin turpi i PD, ngrihen bëjnë thirrje të votohet Ilir Meta. Nga ana tjetër deklarojnë se janë demokratë, madje demokratë më të vërtetë se të gjithë.

Ose janë demokratë ose me Ilir Metën. Edhe demokrat edhe me Metën, nuk ka. Ose ta pranojnë haptas se janë hajdutë, ta pranojnë se emrin demokrat e mbajnë si maskë dhe, duke qenë hajdutë, presin që Ilir Meta të marrë pushtet, sepse Meta në pushtet konsiderohet mbreti i hajdutëve, si njeriu me të cilin vidhet rehat.

Por nuk janë demokratë. Ose hajdutë, ose demokratë. Të dyja nuk shkojnë bashkë.

Artikulli paraprakSmund të quhesh i djathtë duke votuar Ilir Metën!
Artikulli tjetërShpërndau 1 milion euro për fushatën e PD, Alibeaj: KQZ nuk ka dhënë asnjë lek