Skema e fajdeve/ Arrestohet nga Interpoli në Paraguaj djali i ish-prefektit të Ramës

Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani është arrestuar nga Interpoli në Paraguai. Shpallja në kërkim e tij ishte bërë për akuzat e përfshirjes në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani eshte arrestuar pasi interpoli e ka shpallur ne kerkim nderkombetar.

Mediat paraguaiane bëjnë të ditur se, sipas dosjes së çështjes, urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre, Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

Artikulli paraprakBanorët e Unazës së Re, 4 ditë afat Ramës: Më 19 tetor “do të flasim ndryshe”…
Artikulli tjetërKLSH zbulon mashtrimin shifra të çmendura të borxhit nga qeveria, vendi drejt skenarit grek të falimentimit