Skandali/ Shesin me detyrim libra për fizkulturën, 7 mijë lekë libri bashkë me fletore

Vjedhja e qytetarëve nuk ka të ndalur. Me të gjitha mjetet dhe për çdo gjë qytetarët detyrohen të paguajnë për klientelën e Ramës dhe ministrave të tij. Rasti i fundit dhe më flagrant është me librat shkollorë. Nxënësit po detyrohen që të blejnë me detyrim libra për fizkulturën. Dhe sit ë mos mjaftojë kjo kostoja e vetëm një fletoreje pune kushton deri në 2500 lekë ndërsa bashkë me librin shkojnë rreth 7 mijë lekë.
Kryetarja e Komisionit të Mediave, Albana Vokshi ka denoncuar një shqetësim të një qytetareje e cila ka bërë present çmimin e një libri bahskë me atë të një fletoreje pune si dhe kërkesën e çuditshme për të blerë me detyrim libra për fizkulturën.
Denoncimi i një mësuese:
“Shtëpitë botuese kanë vendosur bashkë me librat, dhe fletore pune që nuk janë të miratuara nga ministria. Nuk u shesin nxënësve vetëm librin pa këto fletore. Kjo jo vetëm që është SHKELJE, por rrit ndjeshëm çmimin e librit.
Më kontaktuan nxënës të mi dhe thonë nuk na japin librin pa fletoret e punës. Libri i letërsisë nuk ka pasur kurrë fletore pune, këtë vit po. Këshku kanë vepruar edhe me libra të tjerë.
SHEMBULL:
1. Libri Letërsia 11 kushton 437 lekë, fletorja e punës 250 lekë të reja. Vetëm një libër rreth 700 lekë të reja.
2. Shesin me detyrim libër për Edukimin fizik që nuk është fare në katalog.”

Artikulli paraprakÇfarë është “dieta detox” dhe përse nuk duhet të abuzoni me të
Artikulli tjetërGjoba dhe postoblloqe në rrugët e Kukësit, Policia në panik nga reagimi qytetar