Skandali që mbahet sekret, çahet Ura e Vashës, do t’i kushtojë taksapaguesve miliona euro të tjera

Çahet Ura e Vashës, një nga urat kryesore të Rrugës së Arbrit, e cila do ti kushtojë taksapaguesve një vlerë record prej 336 miliardë lekë. Ajo që konstatuar është mjaft e rrezikshme, pasi një nga urat kryesore të saj saj është çarë dhe dëmi do ti kushtojë taksapguesve miliona euro.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video që tregon se si është çarë Ura e Vashës, pjesë e rëndësishme e Rrugës së Arbrit.

Këto janë pamjet e Urës së Vashës qe Kryeministri Rama e quan arritje, akoma pa e vënë në punë, ura është çarë rreth 30cm, ka humbur kolonat e betonit, po kur të kalojnë në këtë urë kamionat me krom?!!

Këto janë standardet europiane në Shqipëri.

Rruga e Arbrit fillon në periferi të pjeses verilindore të qytetit të Tiranës dhe me 1.15 km ndjek një gjurmë të re deri te Ura e Brrarit, nga Ura e Brrarit deri në Zall-Bastar me një gjatësi 5.2 km, parashikohet plotësim dhe përfundim i punimeve;
Nga Zall-Bastari te Ura e Vashës është segmenti më i rëndësishëm rreth 22.9 km, më i gjati si segment që kalon në një territor të vështire nga ana topografike. Në këtë segment parashikohen të ndërtohen edhe veprat më të mëdha të artit.

Parashikohet të ndërtohen Tuneli i Murrizit me një gjatësi 3.25 km dhe dy ura të mëdha, ura në fshatin Fshat dhe ura në dalje të Urës së Vashës;
Në këtë pikë lidhet me Klosin me një segment 3 km e cila do të lidhë qendrën e banimit të Klosit dhe rrethinat përreth me Rrugën e Arbrit.

Më pas nga Ura e Vashës deri në Bulqizë me një gjatësi rreth 9.6 km do të vazhdojë plotësimi dhe përfundimi i të gjitha punimeve të nisura dhe i Tunelit të Bulqizës;
Nga Bulqiza deri te Ura e Cerenecit 20.2 km, rruga përshkohet në segment nga investimet;

Nga Ura Cerenecit në Bllatë 9.11 km, kemi një gjurmë të re rruge;
Nga Bllata lidhemi me pikën kufitare më të afërt me Maqedoninë me gjatësi 600 metër dhe me Maqellarën prej 2,4 km;
Vlera ndërtimore totale e këtij projekti do të jetë rreth 33.6 mld lekë nga të cilat 31.4 mld do të jenë investim për ndërtimin e të gjithë veprave të artit dhe 2.2 mld do të jenë investim për mirëmbajtjen e rrugës dhe për operim tuneli;

Artikulli paraprak“Zgjohem në mes të natës”, Michelle Obama rrëfehet: “Po vuaj nga depresioni”
Artikulli tjetërNjë kapele e uniformave të Ushtrisë e Policisë do blihet 350 euro?