Skandali, FBI-ja “humb” mesazhet anti-Trump të agjentëve Strzok dhe Page

Kristina WONG

Byroja Federale e Investigimit ka humbur mesazhet e pesë muajve ndërmjet dy zyrtarëve të lartë, Peter Strzok dhe Lisa Page, të cilët përçmonin hapur atëherë kandidatin republikan Donald Trump teksa punonin me hetimin e emaileve të Clinton dhe hetimin për lidhjet me Rusinë, sipas një senatori republikan. Zyrtarët në fjalë janë Peter Strzok dhe Lisa Page, të cilët i kanë çuar njëri-tjetrit qindra mesazhe të shkruara, ku ofendonin Trumpin dhe flisnin për një “policë sigurimi” në rast të fitores së tij.
Kreu i Sigurisë së Atdheut për Senatin, Ron Johnson deklaroi më 20 janar 2018, në një letër dërguar kreut të FBI-së Christopher Wray, se sistemi teknik i FBI-së nuk kishte arritur të ruante mesazhet e shkëmbyer ndërmjet Strzok dhe Page, gjatë periudhës 14 dhjetor 2016 dhe 17 maj 2017. “Humbja e të dhënave të kësaj periudhe është shqetësuese, sepse duket qartë nga të dhënat e tjera se dy zyrtarët kanë komunikuar shpesh për hetimin”, tha Johnson në letrën e tij. Michael Doran i Hudson Institut theksoi se 17 maj 2017 ishte data kur u mblodh Këshilli Special.
Sa rastësi e çuditshme! “Problemet e keqkonfigurimit dhe difektet kompjuterike kanë shkatërruar mesazhet e Strzok-Page gjatë periudhës që përfundon më 17 maj, dita kur nisi procesi Mueller. Sa e çuditshme! Duket sikur e kanë planifikuar.
hetuesi i përgjithshëm i gjeti fillimisht mesazhet ndërmjet Strzok dhe Page teksa po hetonte nëse ka pasur ndikime politike në hetimin e emaileve të Clintonit apo në atë të fushatës së Trumpit. Strzok ishte numri 2 i kundërinteligjencës, ka luajtur rol kryesor në hetimin e Clinton dhe është ai që zbuste gjuhën që mund të kishte pasur implikime kriminale për Clintonin. Ai ka mbikëqyrur hetimin e Trumpit, kur u hap në qershor 2016.
Strzok dhe Page u caktuan si këshilltarë specialë të hetimit, por pasi hetuesi i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë zbuloi mesazhet ndërmjet tyre. Strzok u hoq menjëherë. Page u largua disa javë më pas, për shkak se emërimi i saj i këshilltare kishte përfunduar. Strzok dhe Page kishin gjithashtu edhe marrëdhënie intime jashtë-martesore me njëri-tjetrin. Johnson thotë në letrën e tij se kishte mësuar për mesazhet që mungosin më 19 janar, pasi FBI-ja dorëzoi 384 masazhe tek Komiteti.
Sipas Johnsonit, Strzok dhe Page kishin diskutuar përshpejtimin e hetimit për Clintonin, atëherë kur u bë e qartë se Trump do të ishte kandidati republikan. “Tani po rritet presioni për t’i dhënë fund ‘provimit të mesvitit’,” shkruante Strzok, duke përdorur një emër sekret për hetimin e Clintonit. “Pa dyshim”, përgjigjej Page.
Johnson deklaroi gjithashtu se, mesazhet ndërmjet Strzok dhe Page tregonin se ata kishin biseduar edhe për zbutjen e gjuhës që do të përdrte kreu i atëhershëm i FBI-së, James Comey për hetimin e Clintonit. Një deklaratë origjinale do të tregonte se Clinton kishte përdorur pa të drejtë emailin e saj personal për të shkëmbyer mesazhe me presidentin e atëhershëm, kur ajo ishte sekretare e shtetit. “Duke pasur parasysh kombinimin e fakteve, ne vlerësojmë se është e mundur që aktorë keqdashës mund të kenë pasur akses në emailet personale të Hillary Clintonit”, thuhej në deklaratë.
Por në deklaratën që u dha më 30 qershor 2016, fjala “president” u zëvendësua me “një tjetër zyrtar të lartë”, siç thekson edhe Strzok në mesazhin për Page. Deklarata finale u ndryshua tërësisht. Strzok dhe Page sugjeruan se prokurori i përgjithshëm i atëhershëm, Loretta Lynch e dinte mirë se nuk do të kishte akuza kundër Clintonit, edhe para se të merrte në pyetje dëshmitarët kyç të çështjes. Në atë kohë, as Clinton vetë dhe as dëshmitarët e tjerë nuk ishin intervistuar nga FBI-ja.
Johnson tani është duke i kërkuar FBI-së më shumë detaje për mesazhet e humbura dhe nëse kanë përdorur pajisje dhe programe të pamiratuara nga qeveria për trajtimin e tyre. Edhe politikanë të tjerë janë duke kërkuar përgjigje. Anëtari i Komitetit Gjyqësor të Shtëpisë së Bardhë, Ron DeSantis tha ditën e dielë se: “Drejtuesi i FBI-së Wray duhet të japë një shpjegim për mesazhet e fshira të gjashtë muajve ndërmjet Strozk dhe Page gjatë kohës së tranzicionit të Trump dhe në muajt e parë të presidencës së tij. A janë fshirë provat për të ashtuquajturën policë sigurimi anti-Trump?”.
Doran shkroi: “Njerëzit duhet të shkojnë në burg. Qeveria jonë nuk do të rifitojë legjitimitetin nëse publiku nuk beson se krimet e elitës po ndëshkohen”. Stafi i Komitetit të Inteligjencës ka mbledhur një kujtesë të klasifikuar prej 4 faqesh që thuhet se shpjegon se si FBI-ja është mbështetur në një dosje banale dhe të paverifikuar kundër Trumpit për të hetuar fushatën e tij. Kjo pritet të bëhet publike gjatë javëve të ardhshme.

Artikulli paraprakMattis i kërkon Turqisë të përmbahet nga ofensiva anti-kurde
Artikulli tjetërLSI: Lista e KLGJ/KLP e manipuluar