Skandalet “Rilindase” nuk paskan fund

Nga Naim Hasani

Që do të degradonte “Rilindja” ma kishte marrë mendja, por që të degjenerojë kështu kokë e këmbë krim, mafje, drogë dhe zhgënjim të përmasave të papara në Europë, nuk me kishte shkuar mendja as mua as shumë shqiptarëve.
Mirë ata që e votuan, po të tjerët që u larguan edhe pse shpresuan. Shpresa vritet përditë dhe në fund, paradoksi më i madh në Shqipëri është se gjithë fajet i ka “opozita” dhe “Rilindja” vazhdon të shkatërrojë Shqipërinë dhe shqiptarët si “fanar i pashuar”.
Shpresojmë për një Shqipëri ndryshe, por nëse vazhdon kështu e mbuluar nga krimi në çdo cep, vështirë se do të këtë qeveri që të kthejë besimin e shqiptareve se e ardhmja e tyre është puna dhe djersë a jo krimi dhe droga.
Frikësimi i shqiptareve dhe ndjellja e frikës për mos shprehur mendimin e lirë nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri dhe kërcënimi i tyre me arrestime dhe gjyqe famëkeqe, është një shprehje e qartë se si ka degraduar sistemi demokratik në Shqipëri.
Është detyra e opozitës dhe gjithë popullit shqiptar për të refuzuar me përbuzje një politike famëkeqe të nëpërkëmb dhe shtyp të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë edhe pse një vend aspirant për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Është një turp i jashtëzakonshëm për të gjithë kombin tonë kur shikon sa poshtë ka rënë banaliteti i pushtetit në Shqipëri, ku në çdo qytet dhe rrethina, ai mbahet në këmbë nëpërmjet frikës dhe terrorit të grupeve kriminale me mburoje të fortë pushtetarësh. Përballja me këtë fenomen të shëmtuar është detyrë patriotike dhe qytetarë e çdo shqiptari të ndershëm që beson sadopak në të ardhmen Europiane të Shqipërisë, pas 30 vitesh tranzicion, dhe jo vetëm detyrë e një partie dhe aq më shumë e një lideri te vetëm z. Lulzim Basha. Rilindja e vërtetë të filloje nga shpirti i çdo shqiptari të ndershëm për të jetuar i lirë dhe pa frikë në shtëpinë e tij dhe me një qeveri që i shërben interesave popullore e jo oligarko – kriminelëve. #Koha për tu zgjuar….

Artikulli paraprakKush është dëshmitari i Prokurorisë që është burgosur për të shpëtuar vëllanë e ministrit Xhafaj
Artikulli tjetërMasakra e Matit/ Vrasësi ka qënë disa herë i arrestuar por është liruar sepse është kryetar i PS