Skandal! Rama u jep dy biznesemenëve 55 mijë metra katror në Gjirin e Lalzit 5 herë më lirë!

Qeveria Rama ka shitur mijëra metra katrorë truall shtetëror në zonën e Hamallajt me çmim të paktën pesë herë më të vogël se vlera e tregut. Prona shtetërore që është privatizuar përmes një kontrate të miratuar në mbledhjen e 19 majit të qeverisë ndodhet në zonën kadastrale 1925 dhe mban si numër pasurie 20/6. Në total janë 55 mijë metër/katrorë truall shtetëror që u shitet dy kompanive private për rreth 550 mijë euro, ose rreth 10 euro për metër katrorë.

“Çmimi i shitjes së pasurisë shtetërore, që kalon në pronë private është 59,565,000 lekë. Kjo vlerë është paguar plotësisht nga pala blerëse për llogari të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike Tiranë, në llogarinë të “ardhura nga shitja-tokë, troje, terrene” me nr. 1161110, sipas kushteve të vendosura në autorizimin për kryerje pagese”, thuhet në kontratën e nënshkruar. Kontrata është nënshkruar mes ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shoqëritë “Sviluppo Mare 1”, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në maj të 2016-ës dhe “S&D Invest”, regjisruar në QKB në shtator të 2008-ës.

Sipas kontratës, dy kompanitë përfituese të këtij trualli kanë afat 30-ditor për të regjistruar në zyrën vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës këtë pronë në emër të tyre. Ndërkohë, nga një kërkim i thjeshtë në internet, vlera e trojeve në këtë zonë kadastrale, sidomos në pjesën pranë bregdetit shkojnë të paktën 5 herë më shumë, ose rreth 55 euro për metër/katrorë.

2 2

Artikulli paraprakSi u përdorën “paratë e zeza” në fushatë dhe videot mashtruese kundër Bashës
Artikulli tjetërShifra e frikshme, The Economist: Deri 13 milionë vdekje më shumë gjatë pandemisë