Skandal! Kryebashkiakja e Ramës përdor makinën e Bashkisë për shitje droge

Tashmë “rilindasit” po përdorin edhe makinat shtetërore për shpërndarje dhe shitje droge. Shoferi i kryebashkiakes së Ramës për Roskovecin, Majlinda Bufi është proceduar penalisht nga policia pasi i është gjetur lëndë narkotike me vete. Burime policore bënë me dije se 35-vjeçari me iniciale A.B. ishte duke lëvizur me makinën e bashkisë me një tjetër person kur është ndaluar nga policia, që u ka sekuestruar kanabis sativa në doza.

Shoferi i Majlinda Bufit ka deklaruar se është përdorues i lëndës narkotike, megjithatë ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në një njoftim më herët gjatë ditës, Policia e Fierit informoi për procedimin e 35-vjeçarit dhe disa personave të tjerë, si dhe tre arrestime lidhur me vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shoferi i kryebashkiakes ilegjitime të Roskovecit, Majlinda Bufi, i cili është edhe nipi i saj, është lënë i lirë nga policia.

Artikulli paraprakBerisha: Militantët pensionistë mbahen drejtorë, të rinjtë i përzemë nga Shqipëria!
Artikulli tjetër“Qeveria ka dështuar me sportin”/ Pogoni: Rama gënjeu sportistët me lugën bosh, refuzon të investojë përsportin!