Siria, Merkel dhe Macron bisedojnë mundësinë e sulmit ushtarak

Sot kancelarja gjermane, Angela Merkel ka biseduar në telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron mbi gjendjen në Siri. Gjermania dhe Franca do të mbeten në kontakt të ngushtë për të biseduar hapat e mëtejshëm në këtë situatë, sipas zëdhënësit, Steffen Seibert. Ai theksoi se në telefonatën e sotme mes Merkel dhe Macron është shprehur shqetësimi i përbashkët për sulmin e fundit me gaz nervor. Kancelarja Merkel ka shprehur shqetësimin se po rrënohet aftësia e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar armët kimike. Qeveria gjermane është shprehur më parë, se shumë të dhëna flasin se Asadi qëndron pas sulmit me gaz nervor në Duman siriane.
Sulmi me gaz në qytetin Duma me shumë të vdekur, por edhe shkallëzimi i gjendjes të mërkurën pas mesazheve të presidentit amerikan për të goditur raketa Sirinë ka alarmuar botën. Por në mesazhin e publikuar të enjten, presidenti Trump e lë të hapur momentin e sulmit në Siri. Ai shkruan se “nuk kam thënë asnjëherë se kur do të ketë një sulm ndaj Sirisë.” Ai mund të ndodhë “shpejt ose jo aq shpejt”, shkruan presidenti amerikan. “Sidoqoftë SHBA kanë bërë një punë shumë të madhe për të pastruar rajonin nga IS. Ku mbetet ajo ‘faleminderit Amerikë'”.
Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas është shprehur se nuk ka një kërkesë ndaj Gjermanisë për pjesëmarrje në sulm ushtarak as nga SHBA dhe as nga Franca. “Deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë drejtuar Gjermanisë”, tha Maas në Dublin. Por ai theksoi, se partnerët perëndimorë në këtë çështje nuk lejohet të ndahen. “Nëse presioni ndaj Rusisë do të duhet të mbahet, atëherë partnerët perëndimorë nuk duhet të ndahen prej njëri-tjetrit”.
Presidenti sirian, Bashar Al-Asad paralajmëroi perëndimin nga një sulm ushtarak ndaj vendit të ti. Kjo do të sillte destabilizim të mëtejshëm të rajonit, citohet Asad nga televizioni shtetëror.

Artikulli paraprakGabimet me Facebook, Zuckerberg kërkoi falje, por kjo nuk ka vlerë
Artikulli tjetërMike Pompeo, sekretari i ri i shtetit do të jetë më i ashpër me Rusinë