Si vëllai i ministrit Xhafaj i dha 1 kg heroinë agjentit të DEA-s

Partia Demokratike në një konferencë për mediat nga selia blu, ka publikuar sot dokumenta ekskluzive pjesë e dosjes së Gjykatës italiane për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gazmend Bardhi, ish-ministër teknik i Drejtësisë, u shpreh se Agron Xhafaj është dënuar 7 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Në dokumentet e palës italiane, tha Bardhi rezulton se vëllai i ministrit i ka dorëzuar 1 kilogramë heroinë një agjenti të inflirtuar.
“Me vendim nr 2232, i 2012, i Gjykatës së Lartë të Italisë është rrëzuar kërkesa e Xhafës duke lënë në fuqi dënimin me 7 vjet burg. Për pasojë ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së për drogën. Marrëveshja ishte për shkëmbim të drogës mes grupeve. Në operacionin e drogës merrte pjesë si i infiltruar një agjent i DEA-s, të cilit iu dërguar 1 kg heroinë që e siguroi Agron Xhafaj”, tha Bardhi.
Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge’, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.
“Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Vëllai i Fatmir Xhafajt drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA”, tha Bardhi.

Artikulli paraprak7 pyetje ministrit të Ramës
Artikulli tjetërPublikohet për të parën herë dënimi për drogë i Gjykatës italiane për Agron Xhafën