Si mund ta ruajë SHBA supremacinë?

Geopoliticus

Disa sinjale duket se tregojnë që Shtetet e Bashkuara po zbatojnë një rikonfigurim strategjik global, që thuajse nuk shihej qysh nga konfrontimi me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Duke pasur parasysh disa prej imperativëve gjeostrategjikë të mendimit gjeopolitik amerikan, modus operandi e banorit të ri të Shtëpisë së Bardhë zbulon në një analizë të parë zgjedhjen për të zbatuar formula tashmë të propozuara nga qarqe konservatore për t’ju përmbajtur premtimit elektoral për ta bërë Amerikën “great again”
Ndjekja e instalimit të Mburojës Antiraketore në Europën Qendro-Lindore dhe dislokimi i kohëve të fundit (prill 2017) – në sfidë të hapur me deduksionin e njohur të John H. Herz i njohur si security dilemma – e sistemit THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) në Korenë e Jugut duket se janë pjesë e një ridislokimi strategjik global nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet të ashtuquajturit Ballistic Misssile Defense System (BMDS). Projekti BMDS duket se afrohet shumë me një model “dislokimi preventiv” (pre-emptive deployment) i konceptuar për të ndaluar – në të vërtetë projektuar – fazën fillestare të përplasjes përtej territorit kombëtar të Shteteve të Bashkuara (Europë dhe Gadishull korean) në rast konflikti me një apo më shumë fuqi bërthamore, duke përmbysur në këtë mënyrë konceptin e “mbrojtjes terminale” (terminal defence). Një qasje e ngjashme do të kishte vlerë sidomos ndaj atyre fuqive që disponojnë atë që ekspertët në armatime strategjike e quajnë “triadë e plotë bërthamore”, domethënë atë komponente strategjike të integruar (tokë-det-ajër) në gjendje që t’i mundësojë atij që i disponon të lëshojë një goditje të dytë bërthamore (second strike) nga nëndetëse apo nëpërmjet bombarduesve strategjikë me rreze të gjatë (strategic heavy bombers). Është e njëjta agjenci e Pentagonit (Missile Defence Agency – MDA) përgjegjëse për projektin BMDS që zbulon në fakt sesi qëllimi është ai që të krijojë “një arkitekturë të integruar “shumështresore” që siguron mundësi të shumta për të shkatërruar raketa testatat e tyre përpara se mund të arrijnë objektivat e tyre”.

Rrënjë neokone
Linjat kryesore drejtuese të politikës së jashtme të administratës Trump të kujtojnë shumë nga afër disa prej artikulimeve themelore të think-tank neokonservator amerikan “Project for the New American Century” (PNAC) aktiv nga 1997 më 2006, sidomos doktrina e lidhur me shprehjen (e përdorur nga George H.W. Bush më 2002) “Axis of Evil” (Aksi i të Keqes) lidhur me 3 vende: Iraku i Saddam Hussein, Irani i Ajatollahëve dhe Koreja e Veriut. Premisa themelore e doktrinës neokone mund të gjendet në vetë emrin – “New American Century” – e think-tank të themeluar prej tyre: të realizojë premisa në gjendje që ta bëjnë shekullin XXI një shekull të ri amerikan duke i promovuar “American Global Leadership”. Kjo qasje ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara në çështjet botërore, për pasojë, nuk është një risi e paraqitur nga qarqet neokone. Në fakt ka rrënjë të thella që i takojnë periudhës së Luftës të Dytë Botërore, domethënë muajt që i paraprinë bombardimit japonez të Pearl Harbor, episod që sanksionoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt deri në arritjen e fitores mbi Rajhun e Tretë në Europë dhe Japoninë në Azi Paqësor. I pari që i bashkëngjiti mbiemrin “American” emrit “Century” qe Henry R. Luce (1898-1967) në një editorial të shkurtit 1941 me titullin “The American Century” të botuar në “Time” (tabloid informacioni nga vetë ai i bashkëthemeluar dhe i dalë në shtyp për herë të parë më 1923).

Translatio Imperii
Në brendësi të shoqërisë së lartë amerikane të gjysmës së parë të nëntëqindës, Luce qe një personalitet intelektual i dorës së parë. Më parë student në Yale e Oxford, anëtar i shoqërisë “Skull and Bones”, në vijim kontribuoi ndjeshëm për të ushqyer debatin lidhur me misionin universal të Shteteve të Bashkuara, sidomos në cilësinë e trashëgimtarit të Perandorisë britanike. Më 1935 u martua me Clare Booth (që u bë kështu Booth Luce), e cila më 1953 u emërua nga Presidenti Dwight D. Eisenhower si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Romë, detyrë e mbajtur prej saj deri më 1956. Sipas mendimit të H.R. Luce – i shprehur kështu në editorialin e tij të vitit 1941 – Shtetet e Bashkuara do të duhej ta drejtonin refleksionin politik në dy prioritete. Mbi të gjitha t’i bashkëngjiteshin Londrës në luftën kundër Gjermanisë nacionalsocialiste, qasje më pas e adoptuar praktikisht nga qeveria amerikane me formulën “Germany first” për sa i përket planit të Pentagonit “Rainbow Five”, që parashikonte të përqendroheshin përpjekjet luftarake në teatrin europian. Në radhë të dytë shtonte se: “Amerikanët kanë një ndjesi se në çdo bashkëpunim me Britaninë e Madhe ata disi po bëjnë lojën e Britanisë dhe jo të tyren. Çfarëdo ndjesie që mund të kenë pasur për të në të kaluarën, sot është një koncept injorant dhe idiot i situatës. Në çdo lloj partneriteti me Perandorinë britanike, Britania e Madhe është tërësisht e bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin rolin e partnerit të madh”. Me këtë konsideratë të dytë, Luce nënvizonte nevojën e këtij kalimi të përgjegjësive midis Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, që duke filluar në pasLuftën e Parë Botërore do të përfundonte vetëm më 1945 pas një procesi të gjatë jo gjithmonë përsosshmërisht konsensual, domethënë i tillë sa të linte deri të shfaqesh momente kontrasti të thellë, siç e demonstroi në vitet ’20 përplasja diplomatike midis Uashingtonit dhe Londrës për çështjen e koncesioneve petrolifere mesopotamike lidhur me Turkish Petroleum Company.

Të rindërtosh mbrojtjet
Edhe apeli i Trump i drejtuar aleatëve europianë të NATO-s për respektimin e buxhetit të 2% të PBB-së për sektorin e mbrojtjes është tregues për një vijueshmëri të caktuar me normat tradicionale të politikës euro-atlantike të Uashingtonit lidhur me çështjen e burden-sharing. Veç kësaj, rezulton tregues fakti që sipas adaxhios së atribuar Lordit Ismay (sekretari i Përgjithshëm i parë i NATO-s), Aleanca ishte krijuar për 3 qëllime: të mbajë jashtë rusët, brenda amerikanët, poshtë gjermanët. Kështu, në qoftë se sot – mbi linjën drejtuese të miksturës së containement dhe engagement (congagement, Khalilzad 1999) me të cilën disa qarqe të Deep State amerikan do të donin të afronin Pekinin – u shtojmë rusëve edhe kinezët, atëherë kuadri i sintetizuar nga Ismay na kthehet me të gjithë aktualitetin e tij. Në fakt nuk janë vetëm referimet e George Friedman lidhur me nevojën për Uashingtonin që të mbajë të veçuar dhe larg gjermanë e rusë për ta bërë të besueshëm për këtë konkluzion, por sidomos dy dokumente fryt i aparateve të establishmentit amerikan. Në të parin – botuar nga PNAC-i në vitin 2000 me titullin “Rebuilding America’s Defense” pohohej se sipas një parimi të tillë “duhet të ndërtohet një rrjet kundër goditjeve të kufizuara, i aftë që të mbrojë Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe forcat e dislokuara përpara të tyre”. Zbulohej sesi “sipas CIA-s, një numër regjimesh thellësisht armiqësore ndaj Amerikës – Koreja e Veriut, Iraku, Irani, Libia dhe Siria”. Në mënyrë të veçantë: “Koreja e Veriut është në pragun e përdorimit të raketave që mund të godasin truallin amerikan. Për pasojë, kërkesa për mbrojtje të nivelit të lartë si puna e Theater High Altitude Area Defense (THAAD) e ushtrisë”. Veç kësaj “lidershipi global i Amerikës dhe roli i tij si garantues i paqes aktuale varet në ruajtjen e një balance të favorshme të forcës në Europë, Lindje të Mesme, rajonin energjiprodhues përreth dhe Azinë Lindore. Strategjia amerikane për dekadat në vazhdim do të kërkojë që të konsolidojë fitoret e mëdha të arritura në shekullin XX, që i ka bërë demokraci të qëndrueshme Gjermaninë dhe Japoninë”. Për të konsoliduar dhe ruajtur supremacinë globale, Uashingtoni do të duhet kështu (edhe) të krijojë “baza permanente jashtë vendi për të siguruar vijën e parë mbrojtëse të asaj që mund të përshkruhet si “perimetri amerikan i sigurisë”. […] Ruajtja e perimetrit amerikan të sigurisë sot – dhe nesër – do të kërkojë ndryshime në dislokime dhe instalime përtej detit […] Anembanë globit rrjeti i dislokimeve dhe instalimeve përtej detit kërkon rikonfigurim”.

Sfidat për supremacinë amerikane
Sipas PNAC-it do të kishte “shtete potencialisht të fuqishme të pakënaqura me situatën aktuale dhe të etura që ta ndryshojnë atë, në qoftë se munden”. Në dokumentin e dytë të sipërpërmendur – i botuar më 2015 nga Joint Chief of Staff [JCoS] dhe i njohur si “The National Military Strategy of the United States of America” – u aludonte këtyre fuqive kundërshtare në gjendje që të kërcënonin stabilitetin rajonal e global, pse jo edhe rolin e Uashingtonit si aktor parësor në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kështu, për shembull, për ushtarakët amerikanë Rusia ka “demonstruar në mënyrë të përsëritur se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të saj dhe është e gatshme që të përdorë forcën për të arritur objektivat e saj”. Kurse nga ana e tij Irani i “paraqet gjithashtu sfida strategjike komunitetit ndërkombëtar. Ai po kërkon teknologji prodhuese bërthamore dhe raketore. Ai është një shtet sponsorizues i terrorizmit që ka minuar stabilitetin në shumë vende, përfshi Izraelin, Libanin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin. Veprimet e Iranit kanë destabilizuar rajonin”. Në Azi-Paqësor, “Koreja e Veriut kërkimi i teknologjive të armëve bërthamore dhe raketave balistike. Këto kapacitete cenojnë drejtpërsëdrejti fqinjët e saj, sidomos Korenë e Jugut dhe Japoninë. Me kalimin e kohës, ato do të cenojnë edhe truallin amerikan”. Për sa i përket Kinës, dokumenti i JCoS-së dukej se konfirmonte qasje ambivalente të mbështetur mbi congagement kur pohonte: “Ne mbështesim ngjitjen e Kinës dhe e inkurajojmë që të bëhet partnere për siguri ndërkombëtare më të madhe. Megjithatë, veprimet e Kinës po i shtojnë tension rajonit të Azi-Paqësorit”.

Paralajmërimi i Kagan
Në kohëra akoma më të vonshme (shkurt 2017) Robert Kagan – që më 2000 qe midis pjesëmarrësve të projektit në shtojcën e dokumentit të cituar të PNAC-it – ka analizuar timor potentiae amerikane në një editorial të artikuluar online për “Foreign Policy” me titull “Backing into World War III”, në të cilin politologu i njohur ka shpluhurosur shprehje që historiografia përdor zakonisht për të përshkruar ato fuqi europiane që rezultojnë të pakënaqura nga skenari gjeopolitik i dalë nga paqja e 1919 dhe për arsye të tilla të quajtura “revizioniste” apo fuqi “Have Nots”. Në fakt, për Kagan: “Ambicia dhe aktivizimi i dy fuqive të mëdha revizioniste, Rusisë dhe Kinës” përfaqësojnë në tërësi një prej dy “tendencave domethënëse në botën e sotme”. Tjetra është: “Besimi, aftësia dhe vullneti në rënie i Shteteve të Bashkuara, për të ruajtur pozicionin dominues që kanë mbajtur në sistemin ndërkombëtar qysh nga viti 1945”. Arsyetimi i Kagan shtyhet deri aty sa të mbështesë se, “duke pasur parasysh sferat e influencës e fuqive revizioniste nuk janë recetë për paqe e qetësi, por më shumë një ftesë për konflikt të pashmangshëm”. Konkluzioni është si vijon: “Për Shtetet e Bashkuara, pranimi për një rikthim tek sferat e influencës nuk do t’i qetësonte ujërat ndërkombëtare. Thjesht do ta kthenin botën në gjendjen që qe në fund të shekullit XIX, me fuqi të mëdha konkurruese që përplasen rreth sferave të pashmangshme që ndërthuren dhe mbivendosen. Këto kushte të paqëndrueshme e të çoroditura siguruan terrenin pjellor për dy luftëra botërore shkatërrimtare të gjysmës së parë të shekullit XX. Kolapsi i rendit botëror të dominuar nga britanikët kontribuoi në një mjedis ndërkombëtar tejet konkurrues ku fuqi të mëdha të pakënaqura kapën mundësinë që t’i ndjekin ambiciet e tyre në mungesën e ndonjë fuqie apo grupi fuqish për t’i bashkuar në kontrollin e tyre”. Është po aq domethënëse që në vitin 2000 dokumenti i PNAC-it të propozonte një model gjeopolitik në të cilin sistemit të vjetër bipolar në fuqi gjatë Luftës së Ftohtë, gjatë të cilës prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara kundrejt Bashkimit Sovjetik mbështeteshin mbi doktrinën e containment (George Kennan, 1947), i kundërvihej një themel i ri mbi momentin unipolar, që në shekullin XXI duhej ta gjente ration e tij në shpëtimin e Pax Americana.

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakTë bëhesh terrorist në Londonistan
Artikulli tjetërMarota në një kundërsulm të frikshëm